Languages

  • Français
  • Македонски
  • English
  • Shqip

Të rinjtë nga Vevçani kaluan momente të paharrueshme në Normandi të Poshtme

Printer-friendly versionSend to friend
Në suaza të bashkëpunimit mes Vevçanit dhe Ermanvil-sur-Mer, organizata lokale joqeveritare “Liçnik” dhe  organizata lokale joqeveritare “MJC INTERCOMMUNALE“ nga Ermanvil-sur-Mer filluan projektin për organizimin e shkëmbimit të rinjve. Projekti „Diving the sea- Climbing the mountain“ ka dy faza. Në fazën e parë, vetëm më të realizuar, dhjetë të rinj nga Vevçani, në moshë prej 14-17 vjet qëndruan në komunën e vëllazëruar prej 20 korrik deri 30 korrik të vitit 2012. Pasi që të rinjtë e Vevçanit jetojnë në pjesën malore, ideja e projektit ishte që këto fëmijë të kuptojnë si është jeta e të rinjve në Ermanvil-sur-mer që jetojnë pranë detit.
Gjatë vizitës u realizuan një sërë aktivitetesh që kishin për qëllim të prezantojnë kulturën franceze dhe stilin francez të jetës, të personave që jetojnë pranë detit para të rinjve të Vevçanit. Të rinjtë nga Vevçani kishin mundësi të mësojnë se si bëhen balona, të surbojnë në valët e detit, të vozitin anije me vela në frymën e detit dhe të incizojnë radio programe. Ata gjithashtu kishin mundësi të vizitojnë Muzeun e Normandisë në Kaen, qytetin e Kaenit dhe komunat më të vogla lokale në rajon si: Kolvil-sur-Mer dhe Luk-sur-Mer. Gjatë këtij qëndrimi u organizuar net maqedonase dhe franceze ku të dy shtetet kishin mundësi të prezantojnë pjesë të prodhimeve të tyre, lojëra, këngë dhe valle.  Në periudhën prej 26 -29 korrik në Ermanvil-sur-mer mysafir ishte edhe Shoqata kulturore-artistike „DRIMKOL“ nga Vevçani që kishte prezantim në komunat Flori-sur-Orn dhe Ermanvil-sur-mer me qëllim që ti prezanton këngët maqedonase tradicionale, vallet dhe veshjet. Grupi folklorik kishte paraqitje edhe në Festivalin e peshkut që tradicionalisht organizohet nga ana e popullatës lokale. në këtë ngjarje prezent ishin edhe të rinjtë nga projekti i shkëmbimit të rinjve dhe të gjithë kishin mundësinë që të shijojnë ushqime deti të përgatitura në mënyrë tradicionale. 
Dita e fundit e shkëmbimit të rinjve u dedikua shëtitjes në Paris, ku u vizituan objektet më të rëndësishme turistike.
Faza e ardhshme e bashkëpunimit mes Vevçanit dhe Ermanvil-sur-mer përfshin aplikim për projekt të shkëmbimit të rinjve në suaza të programit „Të rinjtë në aksion“, ku dhjetë fëmijë të moshës 14 deri 17 vjet prej Ermanvil-sur-mer do të qëndrojnë në Vevçani, në verë, në vitin 2013 dhe do të kenë mundësi të njoftohen me jetën e moshatarëve të tyre nga komuna e Vevçanit.
Albanian
30/07/2012

 

© Këshilli Rajonal i Normandisë së Poshtme - Të gjitha të drejtat janë të mbajtura - Përdorim i emrit “Maqedoni”