Languages

  • Français
  • Македонски
  • English
  • Shqip

Seminar “Mediet Digjitale në Normandi” për përdorimin e teknologjive të reja

Printer-friendly versionSend to friend
Si pjesë e aktiviteteve në temë mediet digjitale në Drejtorinë për Zhvillim Digjital të territorit të Këshillit Rajonal të Normandisë së Poshtme, drejtori i Fondacionit Metamorfozis, Bardhyl Jashari, shkoi për vizitë në Normandi të Poshtme më 17 dhe 18 janar 2013.     
 
Dita e parë e vizitës ishte shënuar me seminarin rajonal: Mediet Digjitale në Normandi. Në seminarin kanë marrë pjesë më tepër se 80 aktorë që punojnë me medie digjitale në Normandi të Poshtme. Ata kanë diskutuar në tema të ndryshme si: përdorimi i teknologjie digjitale në shëndet, arti digjital, muzika, punësimi, rrjetet sociale, kultura, turizmi, hendikepi, informimi i rinisë, shoqata të qytetarëve, Evropa; ndarja e aplikacioneve celulare: teknologji digjitale dhe praktika kulturore në biblioteka multimediale; përdorimi i rrjeteve sociale. 
 
Bardhyl Jashari nga Metamorfozis zhvilloi një prezantim gjatë seminarit në temën “Shoqërimi i të rinjve gjatë përdorimit të rrjeteve sociale”. Ai i prezantoi iniciativat aktuale dhe të ardhshme mbi këtë temë. Në mbrëmje ishte organizuar një takim në temën “Projekte për e-mësim”. 
 
Ditën e ardhshme, zoti Jashari u takua me disa bartës të projekteve dhe aktorë relevant që punojnë në trajnime për përdorimin e rrjeteve sociale dhe kanë diskutuar për projektet: “Arsimi mbi teknologjitë digjitale”, “Aksion për trajnimi mbi liritë digjitale” të Institutit Ndërkombëtar për të Drejta të Njeriut dhe Paqe, projekt për parandalimin e rreziqeve nga interneti dhe rrjeteve sociale, “Vëzhgimi në internet” e Hapësirës Digjitale Publike nga Sherbur-Otevil. 
 
Tema e pashterur dhe aktuale mbi përdorimin e rrjeteve sociale edhe më tutje do të mbetet prioritet mes dy partnerëve që bashkëpunojnë në kuadër të bashkëpunimit të decentralizuar mes Normandisë së Poshtme dhe Maqedonisë. 
 

 

Albanian
21/01/2013

 

© Këshilli Rajonal i Normandisë së Poshtme - Të gjitha të drejtat janë të mbajtura - Përdorim i emrit “Maqedoni”