Languages

  • Français
  • Македонски
  • English
  • Shqip

Finalizimi i trienales së dytë dhe përcaktimi i qëllimeve për vazhdim të bashkëpunimit – Këshilli Drejtues përfundimtar i vitit të pestë të bashkëpunimit

Printer-friendly versionSend to friend
Këshilli Drejtues përfundimtar i vitit të pestë zë bashkëpunimit të decentralizuar mes Normandisë së Poshtme dhe Maqedonisë u mbajt prej  19 deri më 22 shtator të vitit 2012, në afërsi të plazhit Omaha (plazhet e shkarkimit të aleatëve) në Normandinë e Poshtme. Takimi zyrtarisht u hap nga Ani An, këshilltare rajonale dhe zëvendës-kryetar përgjegjës për politikë ndërkombëtare, Aleksandër Folo, drejtor i Drejtorisë për Çështje Evropiane dhe Sabin Gishe Lebaji, drejtuese e sektorit për bashkëpunim ndërkombëtar dhe mobilitet në Këshillin Rajonal të Normandisë së Poshtme. Ata e theksuan rëndësinë e bashkëpunimit, si dhe sinergjinë që ekziston mes dy territoreve falë aktiviteteve të zbatuara dhe përkrahjes së ndërsjellë. Gjatë hapjes, publikut iu drejtuan edhe Paskal Gale, atashe për bashkëpunim në ambasadën e Francës në Shkup dhe Rijat Azemi, përfaqësues i ministrisë për vetëqeverisje lokale të Republikës së Maqedonisë. Ata theksuan se institucionet që ata i përfaqësojnë përkrahin bashkëpunimin dhe përkujtuan se ky bashkëpunim është shumë mirë i pranuar në Maqedoni. Antonela Valmorbida, drejtore e Shoqatës së Agjencive për Demokraci Lokale (ALDA), Biljana Zashova, zëvendës-drejtore dhe Zyra për Bashkëpunim në Shkup e ndoqën ngjarjen dhe dhanë kontributin e tyre në përcaktimin e qëllimeve të programit.
Gjatë tre ditëve të punës partnerët e bashkëpunimit punuan vyeshëm me qëllim që të përcaktojnë qëllimet dhe t’i zbulojnë pengesat dhe problemet me të cilat hasen, gjithashtu diskutuan edhe mbi tranzicionin ndaj programit të ri trevjeçar. Tandemët prezantuan aktivitetet që i kanë zbatuar gjatë vitit të kaluar, folën mbi vështirësitë me të cilat janë hasur dhe i përpiluan planet e aksionit.
Partnerët theksuan se shkëmbimi i mendimeve dhe përvojave mbetet qëllimi kryesor i projektit dhe se në të gjitha aktivitetet e tyre do të ndjekin parimin e reciprocitetit,  barazi dhe solidaritet me qëllim që të japin kontribut për një sërë të rezultateve pozitive. Ata gjithashtu do të përdorin metodën për qasje territoriale për zhvillim.
Gjatë punës u përcaktuan qëllimet kryesore të programit, si: përkushtim për arritje të transversalitetit të aktiviteteve, përforcim të bashkëpunimit institucional, promovim të programit dhe lidhje të aktiviteteve në boshte me ato të qyteteve. 
Përpjekjet dhe përkushtimi i përbashkët i partnerëve në Këshillin drejtues dhanë rezultate pozitive që përcaktuan drejtimet për vazhdim të bashkëpunimit të suksesshëm. 

 

Albanian
25/09/2012

 

© Këshilli Rajonal i Normandisë së Poshtme - Të gjitha të drejtat janë të mbajtura - Përdorim i emrit “Maqedoni”