Languages

  • Français
  • Македонски
  • English
  • Shqip

Delegacioni nga rajoni i Mont Sen Mishel do të viziton Maqedoninë për të filluar bashkëpunimin

Printer-friendly versionSend to friend

Delegacioni i rajonit Mont Sen Mishel do të vizitojë Maqedoninë prej 1 deri 6 tetor 2012. Qëllimi i vizitës është të gjenden interesat e përbashkëta për bashkëpunim me Maqedoninë në fushën e turizmit dhe kulturës dhe të përfshihen në bashkëpunimin e decentralizuar mes Normandisë së Poshtme dhe Maqedonisë.

Delegacioni do të vizitojë Shkupin, Manastirin dhe Strugën për t’u njoftuar me trashëgiminë kulturore dhe potencialin turistik. Gjatë katër ditëve pune, janë parashikuar më tepër mbledhje dhe takime. Delegacioni do të realizojë takim me Ministrinë e Vetëqeverisjes Lokale, në Agjencinë për Mbështetjen dhe Promovimin e Turizmit dhe Odën Turistike të Republikës së Maqedonisë. Delegacioni gjithashtu do të takohet edhe me përfaqësues të Qendrës për Zhvillim Institucional – CIRa, dhe do të realizon takime edhe me Qendrën për Zhvillimin e Rajonit Jugperëndimor të Planifikimit dhe me komunën Vevçani. Delegacioni, i shoqëruar nga Qendra për Iniciativa të Reja në Artin dhe Kulturën, do të vizitojë edhe disa institucione kulturore në rajonin e Pellagonisë. Rajoni i Mont Sen Mishel një kohë të gjatë bashkëpunon me Qendrën për Zhvillimin e Rajonit Planifikues të Pellagonisë dhe Lokomotiva në procesin e krijimit të rrjetit rajonal kulturor në Pellagoni.

Albanian
02/10/2012

 

© Këshilli Rajonal i Normandisë së Poshtme - Të gjitha të drejtat janë të mbajtura - Përdorim i emrit “Maqedoni”