Languages

  • Français
  • Македонски
  • English
  • Shqip

Bashkëpunimi i komunave maqedonase të vëllazëruara me Normandinë e Poshtme

Printer-friendly versionSend to friend
Më 12 qershor 2012, në Shkup, u mbajt takimi i dytë i grupit të punës së qyteteve dhe komunave nga Republika e Maqedonisë që janë të përfshira në bashkëpunimin me pushtetin lokal të rajonit të Normandisë së Poshtme. Në takimin e organizuar nga Zyra për bashkëpunim nga Maqedonia dhe Bashkësia e Njësive për Vetëqeverisje Lokale (BNJVL), morën pjesë përfaqësuesit e komunave të Karposhit, Velesit Krushevës, Berovës dhe Dibrës.
Qëllimi kryesor i takimit ishte mundësimi i komunave të flasin mbi përvojën e tyre në bashkëpunimin me partnerët francez dhe identifikimi i temave për bashkëpunim të mundshëm në të ardhmen të gjitha komunave. Gati se gjitha komunat ishin të interesuara për zgjerimin e bashkëpunimit në fushën e kulturës dhe trashëgimisë kulturore, menaxhimin me mbeturina, turizmin dhe të rinjtë. Gjatë zhvillimit të diskutimit, u shqyrtuan më shumë ide dhe propozime për përfshirjen e komunave të reja në bashkëpunimin dhe për aplikimin në projekte evropiane të reja. Gjatë kësaj, u theksua nevoja për një qasje kolektive ndaj bashkëpunimit,komunikim më intensiv dhe rrjetëzim..
Takimi i ri i grupit të punës u përcaktua për në shtator të vitit 2012, pas mbajtjes së këshillit drejtues përfundimtar të bashkëpunimit.
 
Albanian
12/06/2012

 

© Këshilli Rajonal i Normandisë së Poshtme - Të gjitha të drejtat janë të mbajtura - Përdorim i emrit “Maqedoni”