vendredi 22 juin 2012
Accueil > shqip > Udhërrëfyes praktik > Agjenda > Delegacion i kryebashkiakëve të Maqedonisë në udhëtim për studime në Normandinë e Poshtme

Delegacion i kryebashkiakëve të Maqedonisë në udhëtim për studime në Normandinë e Poshtme

>> Du 22 juin 2009 au 25 juin 2009 - Normandi e Poshtme (Francë)
Rajoni i Normandisë së Poshtme / Bashkëpunim i decentralizuar në mes Normandisë së Poshtme dhe Maqedonisë








Në kuadër të bashkëpunimit të decentralizuar në mes rajonit të Normandisë së Poshtme dhe Republikës së Maqedonisë është organizuar që sot një vizitë studimesh nga kryebashkiakëve dhe nga kryetarët e këshillave komunal të shtatë komunave maqedonase në rajonin e Normandisë së Poshtme rreth çështjes së qeverisjes lokale. Vizita e cila do të zhvillohet tre ditë (22-25 qershor 2009), ka të bëj me promovimin dhe përforcimin e bashkëpunimit të drejtpërdrejtë në mes kolektiviteteve lokale të secilit territor, me q ëllim që të përjetësoj një mirëkuptim dhe për të krijuar lidhje të reja në mes dy territoret.

Çdo komunë maqedonase (Ohrit, Borovës, Strugës, Vevqanit, Dibrës, Tetovës dhe Resnjës) do të jetë e pritur nga një komunë Poshtë Normane (Caen, Parc Normandie-Maine, Ouistreham, Hermenville, Ifs, Lisieux dhe Grandville). Delegacioni do të jetë i përcjellur nga një përfaqësues të shoqatës së komunave maqedonase ashtu që edhe nga përgjegjësi i projektit të Shoqatës së Agjencive të Demokracisë Lokale (ALDA).

Ky projekt për bashkëpunim të decentralizuar i nisur në vitin 2006 në mes Normandisë së Poshtme dhe Maqedonisë, tashmë ka punuar mbi disa çështje gjithashtu të ndryshme që ajo e rinisë, teknologjive të reja,kulturës, turizmin e qëndrueshëm dhe grumbullon më se 50 aktor (shoqatat, institucionet publike, ONG, mediat, universitetet, ndërmarrjet shkollore, komunat).

Shkarkoni programin e misionit :

PDF - 69.9 ko

Për më tepër informata mbi projektin e bashkëpunimit të decentralizuar në mes Normandisë së Poshtme dhe Maqedonisë dhe mbi vizitën e kryebashkiakëve mos hezitoni të na kontaktoni :

Ivana Dimitrovska
Shoqata e Agjencive të Demokracisë Lokale (ALDA)
Zenevska bb, 100 Shkup
Maqedoni
Tel :+389 2 306 59 32
Mail : ivana.dimitrovska@aldaintranet.org

Note sur l’emploi du nom de « Macédoine » | Plan du site | © Conseil Régional de Basse-Normandie - Tous droits réservés
Région Basse-Normandie République de Macédoine Ministère des Affaires étrangères et européennes ALDA