e premte 22 qershor 2012
Accueil > shqip > Normandia e Poshtme > Risitë e Normandisë së Poshtme > Hulumtim publik në Parkun natyror rajonal të Perche

Hulumtim publik në Parkun natyror rajonal të Perche

Këshilli Rajonal i Normandisë së Poshtme - 24 dhjetor 2008

Hulumtim publik në Parkun natyror rajonal të Perche, prej 8 janar deri më 8 shkurt 2008 : fjalën e kanë qytetarët.

Komunikatë për shtyp, 24 dhjetor 2007

Parqet natyrore rajonale mbulojnë territor të ndjeshëm rural ku pejzashi, mjedisi natyror dhe trashëgimia kulturore kanë një vlerë të madhe. Misioni i tyre kryesor është të e mbrojnë, të japin kontribut në përmirësimin e territorit dhe të promovojnë tërheqjen e publikut. Projekti i tyre është përforcuar me një kontratë 12 vjeçare, të quajtur hartë, në të cilën janë pasqyruar aksionet dhe objektivat e Parkut.

Parku natyror rajonal i Perche është njëri nga tre parqet natyrore rajonale të përfshirë në territorin e Normandisë së Poshtme. Mbulon hapësirë prej 182.000 hektarë, gjendet në afërsi të qyteteve Alençon, Le Mans dhe Chartres. Karakterizohet me mjedis natyror të ndryshëm dhe paraqet një trashëgimi të madhe kulturore.

Klasifikimi i Parkut natyror rajonal të Perche do të ndryshojë në janar 2010. Për shumë vite me radhë, Parku ka qenë temë e revizionit të hartës së saj, në kuptim të rinovimit të klasifikimit në Park rajonal natyror nga ana e shtetit. Procedura e revizionit të hartës është kompetencë e Rajoneve (Normandia e Poshtme dhe Qendra për Parqe rajonale natyrore të Perche). Në këtë rast, koordinimi i këtyre aktivitetet bie nën timonin e Rajonit të Normandisë së Poshtme.

Para aprovimit final dhe rinovimit të simbolit kryesor të Parkut për një kohëzgjatje prej 12 vite, projekti i hartës është nënshtruar një hulumtimi publik. Qytetarët, banorët e përkohshëm ose vizituesit që kalojnë mund të shkruajnë vërejtjet e tyre dhe idetë në regjistrat që janë vënë në dispozicion në gjitha zyrat e komunave të përfshira në hulumtimin. Komisioni hulumtues gjithashtu do të jetë i gatshëm të dëgjojë publikun gjatë shërbimeve kujdestare që do të organizohen.

Ky hulumtim publik do të zgjat një muaj dhe do të zhvillohet mes 8 janarit dhe 8 shkurtit. Vendet, datat dhe orari i punës së shërbimeve kujdestare të komisioneve hulumtuese do të precizohen në gazetat lokal dhe në faqen e internetit të Parkut dhe të Rajonit : www.le-perche.org et www.region-basse-normandie.fr.

- Kontakti për shtyp : Emmanuelle Tirilly – tel : 02 31 06 98 85

Plani i internet faqes | © Conseil Régional de Basse-Normandie - Tous droits réservés
Région Basse-Normandie République de Macédoine Ministère des Affaires étrangères et européennes ALDA