e premte 22 qershor 2012
Accueil > shqip > Bashkëpunimi midis Normandisë së Poshtme dhe Maqedonisë > Risitë e bashkëpunimit > Bashkëpunimi shikuar nga Maqedonia : tre vite, tre aktorë, tre shikime

Bashkëpunimi shikuar nga Maqedonia : tre vite, tre aktorë, tre shikime

30 shtator 2010 - Le Courrier des Balkans

Në një kohë kur bashkëpunimi po hyn në fazën e dytë, tre nga aktorët e tij hedhin një mendim personal mbi punën tashmë të kryer dhe se çfarë mbetet për t’u bërë. Bashkëpunimi posa ka mbushur tre vjet. Vetëm tre vjet mund të themi. Por për ata që, në anën maqedonase, marrin pjesë në aventurë, udhëtimi është shumë i pasur. Qofshin ata që sapo i bashkangjiten projektit, apo qofshin të atillë që e jetojnë ate që prej fillimit, partnerët kanë një mednim pozitiv për bashkëpunimin. Krenarë për punën e bërë, ata dëshmojnë dhe parashikojnë të ardhmen.

JPEG - 79.7 ko
Jean-Yves Lavoir
(© CdB / Axel Leclercq)

“Sinqerisht, unë jam shumë i impresionuar me efikasitetin e këtij bashkëpunimi.”. Për Jean-Yves Lavoir, këshilltar për bashkëpunim dhe aktivitete kulturore në Ambasadën e Francës në Shkup dhe drejtor i Qendrës kulturore Jean Monnet në Shkup, nuk ka dyshim, puna e bërë gjatë tre viteve të fundit është një sukses. Një gjykim i besueshëm i cili është dhënë me objektivitetin maksimal. Jean-Yves Lavoir është në fakt i fundit që është futur në bashkëpunimin Maqedoni / Normandi e poshtme. “Kam marrë pozicionin tim në fillim të shtatorit,” thotë ai sa për të larguar dyshimin rreth sugjerimit se suksesi i arritur i përshkruhet atij.

I ri në këtë projekt, njeriu gradualisht krijon një pasqyrë të qartë për përparimin e bashkëpunimit. “Kohët e fundit kam marrë pjesë në komitetin e fundit drejtues në Caen, e cila më mundësoi kuptoj më shpejtëaspektin themelor dhe shumë serioz për këtë çështje.” Ndërsa për të bashkëpunuar me programet e tjera të bashkëpunimit, Jean-Yves Lavoir e di mirë për çka flet.

“Është e qartë që ky shkëmbim midis Maqedonisë dhe Normandisë së poshtme është një element vërtetë ringjallës për vendin. Shumë struktura maqedonase, qofshim ato asociative, ekonomike, politike apo kulturore ishin të përfshirë. Dhe unë jam shumë i impresionuar me përfshirjen e tyre.” Kjo është një pikë e cila s’do bezdisë ndonjë të punësuar të Ministrisë së Jashtme dhe çështjeve evropiane. “Roli i një ambasade është në mënyrë të veçantë të inkurajojë çdo iniciativë që do të përfshijnë dy vende, dhe kjo në të gjitha fushat. Duke shumëzuar marrëdhëniet, bashkëpunimi i tillë kontribuon në mënyrë të konsiderueshme”. Këshilltari i ambasadës pra, do të sigurohet që kjo vazhdon, dhe qëndron i gatshëm, nëse është e nevojshme, për të luajtur një “rol mbështetës” në të ardhmen. Një e ardhme për të cilën ai është optimist. “Për tre vjet, bashkëpunimi ka ndërtuar një themel të fortë që duhet të na mundësojnë, gjatë fazës së dytë e cila fillon, të merren rezultatet e para konkrete. Një shembull:”Maqedonia kërkon të strukturojë më mirë zyrat rajonale të zhvillimit. Normandia e poshtme duhet t’i ndihmojë ata. “Por kujdes, Jean-Yves Lavoir është i mendimit që ky bashkëpunim të jetë edhe në favor të Normandisë së poshtme. Për atë, normanët gjithashtu mund të përfitojnë, dhe ai këtë dëshiron ta bëjë me dije.”Në Maqedoni, fusha të tilla si turizëm, bujqësi apo trashëgimi, mbeten sfera të rëndësishme ekonomike për të investuar. Marrëdhëniet institucionale por edhe njerëzore që janë duke u zhvilluar në mes të dy territoreve mund të sjellin përfitime indirekte si hapja e këtyre tregjeve për aktorët kulturorë apo ekonomikë të Normandisë së poshtme.

JPEG - 87 ko
Elena Kostovska, Ivana Dimitrovska
(© CdB / Axel Leclercq)

Një nga qëllimet e Ivana Dimitrovskës është që bashkëpunimi të jetë i dobishëm për të gjithë. Koordinator i Përgjithshëm i projektit në kuadër të ALDA, kjo maqedonase beson në reciprocitetin e veprimeve dhe në forcën e këmbimeve. Ajo e ka krijuar këtë optimizëm me kalimin e viteve. “Kam filluar me këtë bashkëpunim edhe para se ai të ekziston. Në atë kohë, kam punuar për Courrier de Balkans dhe kam marrë pjesë në përgatitjen e studimit të fizibilitetit të bashkëpunimit. Në këtë pikë, unë dyshoja se ne do të shkonim aq larg!.Atë që Ivana injoronte akoma ishtë fakti që edhe pas tre vitesh ajo ishte akoma në këtë projekt.”Pas Courrier des Balkans, kam punuar për Këshillin Rajonal të Normandisë së poshtme, në Caen, dhe pastaj u ktheva këtu në Shkup, si koordinatore e projektit të përgjithshëm. . Një përvojë 100% e lidhur me kooperimin dhe i cili i mundëson Ivanës të ketë një vështrim të gjerë dhe të saktë mbi tri vitet e mëparshme.

“Të dy territoret kanë mësuar të njohin dhe të mësojnë realitetin e secilit. Kjo nuk ka qenë gjithmonë e lehtë, sepse kjo është një qasje e re për të gjithë dhe për shkak se ekzistojnë dallime të vërteta, këtu përfshirë edhe dallimet kulturore mes nesh. Për shembull, ndryshe nga francezët, maqedonasit caktojnë takimet në momentin e fundit. Kjo mund të tingëllojë si diçka idiote, por janë këto lloj gjëra që mund vërtetë të krijojnë keqkuptime.”

Është nevojitur të binden partnerët në rëndësinë e bashkëpunimit të tillë. “Që nga viti 1990, deri më sot, Maqedonia ka përfituar shumë nga fondet ndërkombëtare. Normandia e poshtme, nuk është një nga donatorët. Ajo nuk vjen në Maqedoni për të ndërtuar rrugë, por për të ndërtuar me ne, politikat e reja lokale. Kjo nuk ishte kuptuar menjëherë.” Për fat të mirë, ky keqkuptim fillestar ia ka lënë shumë shpejtë rrugën admirimit. “Nga dhjetë partnerët fillestarë, tani ne jemi 70, këtu përfshirë maqedonas apo francezë,” thotë Ivana.

Ngadalë, ne shohim edhe këtu edhe atje të arriturat e para që dalin nga ky reflektim i përbashkët. “Për shembull, të rinj nga Normandia e poshtme, të shoqëruar nga ekspertët francezë dhe maqedonas, erdhën në një qytet të quajtur Novaci. Për dhjetë ditë që ata kanë bërë një inventar të trashëgimisë. E pra, duke u angazhuar në një dialog me banorët, ata kanë identifikuar shtëpinë e heroit të njërit prej librave më të famshëm në letërsinë maqedone. Të gjitha gazetat kanë folur për këtë dhe kjo ka qenë një promovim i madh i Novacit. Maqedonasit duhet të rimarrin trashëgiminë e tyre, ndërsa Normandia e poshtme mund të na ndihmojë ...”

Ivana tani shpreson se shembuj të tillë do të shumëfishohen gjatë tre viteve të ardhshme, para se të marrë parasysh, me këtë rast një shtrirje të zonave për veprim dhe për partneritete. Për të arritur objektivat e tij, bashkëpunimi është i bazuar në një pikë thelbësore: atë të komunikimit. Që nga viti 2008, për palën maqedonase është Elena Kostovska ajo që është përgjegjëse. Përgjegjësja e aksit të “mediave” në anën maqedonase, redaktorja e Courier / Glasnikot të Maqedonisë do të nxisë bashkëpunimin “duke sjellë sëbashku gazetarët nga të dy vendet”, dhe duke u bërë thirrje shokëve të saj dhe studentëve të frengjishtes, për të marrë pjesë në këtë lëvizje . Ajo ishte me këtë ide, kur më 29 shtator Courier e Maqedonisë ka mbajtur një konferencë që bashkonte partnerët e bashkëpunimit, si dhe nxënësit frankofonë me mësuesit e tyre.“Të tubuar në klubin e gazetarëve në Shkup, të dyja palët kanë mundur të diskutojnë mbi një numër çështjesh, dhe për të marrë në konsideratë rëndësinë e gjuhës në marrëdhëniet ndërkombëtare. Pas këtij takimi, janë shqyrtuar disa pista.”Disa kanë sugjeruar mbajtjen e takimeve zyrtare, por edhe jozyrtare", thotë Elena Kostovska. Të parat janë vjetore, mund të zhvillohen në fakultet dhe në to do diskutohej rreth çështjeve specifike të lidhura me përkthimin dhe interpretimin, ndërsa të dytat, më spontane, do të kishin për qëllim të krijojnë lidhje me të gjithë frankofonët e Maqedonisë, veçanërisht me francezë të cilët punojnë dhe jetojnë në Shkup.

Qoftë Elena, qoftë dikush tjetër i angazhuar në bashkëpunim, që të gjithë aktorët në Maqedoni insistojnë mbi rëndësinë e lidhjeve tanimë të krijuara dhe të atyre të cilat duhet të arrihen. Kjo nuk është asnjë lloj fshehtësie sepse sa më shumë që banorët dhe territoret njihen, aq më mirë do të konkretizohen edhe projektet. Kështu shkon bashkëpunimi.

Plani i internet faqes | © Conseil Régional de Basse-Normandie - Tous droits réservés
Région Basse-Normandie République de Macédoine Ministère des Affaires étrangères et européennes ALDA