e premte 22 qershor 2012
Accueil > shqip > Bashkëpunimi midis Normandisë së Poshtme dhe Maqedonisë > Risitë e bashkëpunimit > Seminar «Informimi i të rinjve dhe politikat lokale – përvojat dhe sfidat»

Seminar «Informimi i të rinjve dhe politikat lokale – përvojat dhe sfidat»

7 shtator 2009 - SEGA
SEGA, Shtëpisë Evropiane të Kaenit, Unionit për arsim / Bashkëpunimi i decentralizuar midis Republikës së Maqedonisë dhe rajonit të Normandisë së Poshtme – Francës

Në periudhën kohore nga 21 deri 23 gusht te vitit 2009 në Hotelin Klimetica në Ohër ishte organizuar seminar në temën «Informimi i të rinjve dhe politikat lokale – përvojat dhe sfidat».

Seminari u realizuar në kuadër të aktiviteteve të Projektit «Bashkëpunimi i decentralizuar midis Republikës së Maqedonisë dhe rajonit të Normandisë së Poshtme – Francës». Në seminar morën pjesë përfaqësues nga pesë njësitë e vetadministrimit lokal të Shtipit, Aerodromit, Kisela Vodës, Resnjës dhe Sveti Nikolës si dhe përfaqësues të organizatave lokale të të rinjve nga të njëjtat qytete. Në këtë seminar morën pjesë edhe përfaqësues të Shtëpisë Evropiane të Kaenit, Unionit për arsim, përfaqësues të Ministrisë për të rinjë dhe sport të Republikës së Francës – përgjegjës i programit Youth in Action i cili është në kuadër të UE-së, Qendrës për teknologji të reja dhe një përfaqësues i unionit të shkollave të mesme të rajonit të Normandisë së Poshtme të Francës. Përfaqësuesit e Normandisë së Poshtme kishin takime me përfaqësuesit e njësisë së vetadministrimit lokal – Komunës së Ohrit, Këshilli i të Rinjve të Ohrit dhe OJQ Opsioni nga Ohri. Në vazhdën e këtij seminari ata realizuan takim edhe me përfaqësuesit e Agjencionit Nacional për programet arsimore evropiane dhe mobilitet. Ndihmës i kësaj ngjarje ishte Zoran Bogdanovski.

Në vazhdën e seminarit u diskutua për rolin e informimit të të rinjve në kuadër të politikave të të rinjve në Republikën e Maqedonisë dhe rajonit të Normandisë së Poshtme – Francës. Disa sesione ishin dedikuar për prezantimin e Glasnikit, Metamorfozis dhe Info e të Rinjve, përfaqësuesit e të cilëve ua transmetuan përvojat e tyre pjesëmarrësve për mënyrë e informimit të të rinjve në Maqedoni dhe Rajonit të Normandisë së Poshtme. Nëpërmjet punës në grupe të vogla pjesëmarrësit diskutuan për pengesat, mundësitë dhe pritjet nga implementimi i mekanizmave për informimin e të rinjve në praktikë, siç janë qendrat informative të të rinjve. Si praktikë e mirë u ndan përvojat nga puna e 27 qendrave informative të të rinjve të shpërndara në rajonin e Normandisë së Poshtme.

Plani i internet faqes | © Conseil Régional de Basse-Normandie - Tous droits réservés
Région Basse-Normandie République de Macédoine Ministère des Affaires étrangères et européennes ALDA