e premte 22 qershor 2012
Accueil > shqip > Bashkëpunimi midis Normandisë së Poshtme dhe Maqedonisë > Risitë e bashkëpunimit > Kryetari i rajonit Normandi e poshtme Laurent Beauvais do të zhvillojë vizitë në Shkup

Kryetari i rajonit Normandi e poshtme Laurent Beauvais do të zhvillojë vizitë në Shkup

3 korrik 2009 - Ambasada e Francës në Shkup
Ambasada e Francës në Shkup / Bashkëpunim të decentralizuar mes Normandisë së Poshtme dhe Maqedonisë

Kryetari i rajonit Normandi e poshtme, Z. Laurent Beauvais, do të zhvillojë vizitë në Shkup me 7 dhe 8 qershor 2009 në kuadër të programit për bashkëpunim të decentralizuar që e lidh Maqedoninë me Normandinë e poshtme.

Ambasada e Francës në Shkup

KOMUNIKATË PËR SHTYP

Kryetari i rajonit Normandi e poshtme, Z. Laurent Beauvais, do të zhvillojë vizitë në Shkup me 7 dhe 8 qershor 2009 në kuadër të programit për bashkëpunim të decentralizuar që e lidh Maqedoninë me Normandinë e poshtme.

Bashkëpunimi Maqedoni/Normandi e poshtme, që ka mobilizuar 700.000 € gjatë periudhës 2007/2009 me konkurimin e Ministrisë për punë të jashtme të Francës, përkrah diku 30-të partnerë franko-maqedonas në fushat e rinisë, arsimit, qytetërimit europian, informacionit dhe mediave, kulturës, trashëgimisë dhe turizmit të qëndrueshëm.
Ajo mbështetet mbi angazhimin e njësive teritoriale, institucioneve publike, institucioneve shkollore dhe shoqatave që në të dy shtetet kontribuojnë për zhvillim lokal dhe këmbime në mes dy vendeve.
Pjesëmarrja e të përzgjedhurve lokal në tërësinë e aksioneve të bashkëpunimit u ilustrua kohëve të fundit me qëndrimin në Normandi të poshtme nga 22 deri më 26 qershor të kryetarëve të këtyre komunave Ohër, Resnjë, Strugë, Vevçan, Dibër, Tetovë dhe kryetares të këshillit komunal të Berovës.

Gjatë vizitës së tij në Shkup, kryetari Beauvais do të takoj:
- Ministrin për vetqeverisje lokale, Z. Xhaferi për të arritur një marrëveshje të përgjithsme e cila do t’i jap kuadër dhe bazë institucionale tërësisë së aksioneve dhe partneriteteve,
- Kryetarin e BNJVL, Z. Trajanovski, për të hapur një fushë këmbimesh dhe bashkuar përpjektet dhe eksperitzat,
- Zëvendës ministrin e kulturës, Z. Nedeljkovik, për të përgatitur festivalin pranveror balkanik që do t’i përkushtohet Maqedonisë në vitin 2010 dhe 10 vitet e programit të valorizimit të trashëgimisë që ka të bëjë me qytetet e vjetra (çarshitë) e qyteteve të Shkupit, Manastirit dhe Velesit,
- Përfaqësues të delegacionit europian, për të siguruar një bashkëpunim inovues për qëllimet e integrimit europian të vendit.

Takimi i punës së 7 korrikut në mes Ministrit Xhaferi dhe kryetarit Beauvais do të merret me bilancin e programit për bashkëpunim të decentralizuar, perspektivat e reja të punës që kanë të bëjnë me qeverisjen lokale dhe modalitetet e marrëveshjes me Shoqatën e agjencioneve të demokracisë lokale (ALDA) që siguron menaxhimin administrativ dhe financiar të programit. Marrëveshja për bashkëpunim, që është në shqyrtim mund të nënshkruhet në vjeshtë të vitit 2009.

Takimi i punës së 8 korrikut në mes kryetarit të BNJVL, Z. Trajanovski dhe kryetarit Beauvais do t’i përfshijë edhe kryetarët e komunave Ohër, Resnjë, Strugë, Vevçan, Dibër, Berovë, Tetovë dhe kryetares të këshillit komunal të Aerodromit që kanë marrë pjesë në qëndrimin e organizuar në Kaen – kryeqytetin e Normandisë së poshtme – nga 22 deri më 26 qershor si dhe Shoqata e agjencioneve të demokracisë lokale (ALDA), që siguron menaxhimin administrativ dhe financiar të programit. Qëllimi i këtij takimi është të hapë bashkëpunimin në mes BNJVL dhe Normandisë së poshtme dhe të vë angazhimin e rajonit françez në shërbim të sfidave të demokracisë dhe zhvillimit lokal që janë ato të komunave.

Plani i internet faqes | © Conseil Régional de Basse-Normandie - Tous droits réservés
Région Basse-Normandie République de Macédoine Ministère des Affaires étrangères et européennes ALDA