Languages

  • Français
  • Македонски
  • English
  • Shqip

Risi nga bashkëpunimi Subscribe to RSS - Risi nga bashkëpunimi

Albanian

Risi nga bashkëpunimi

“MASKË TË ARTË” PËR PROGRAMIN PËR BASHKËPUNIM TË DECENTRALIZUAR MES NORMANDISË SË POSHTME DHE MAQEDONISË

Më 4 tetor 2012, Federata e Fermerëve të Republikës së Maqedonisë e ka shënuar funksionimin dhjetëvjeçar me një eveniment gjatë së cilës ishin prezantuar vizioni dhe misioni si dhe bashkëpunimet dhe partneritetet me organizata nga rajoni dhe Bashkimi Evropian.  
Albanian

Delegacioni nga rajoni i Mont Sen Mishel do të viziton Maqedoninë për të filluar bashkëpunimin

Delegacioni i rajonit Mont Sen Mishel do të vizitojë Maqedoninë prej 1 deri 6 tetor 2012. Qëllimi i vizitës është të gjenden interesat e përbashkëta për bashkëpunim me Maqedoninë në fushën e turizmit dhe kulturës dhe të përfshihen në bashkëpunimin e decentralizuar mes Normandisë së Poshtme dhe Maqedonisë.

Albanian

Film i animuar arsimor në temën sajber-dhunë i gatshëm në gjashtë gjuhë

Në kuadër të projektit për ngritjen e vetëdijes për privatësinë në internet “Privatësia në internet, mënyra më e lehtë”, fondacioni Metamorfozis ka përgatitur një film të shkurtë “Dhunuesi” për temën e frikësimit të të rinjve me anë të veglave bashkëkohore si telefona celularë ose internet. Qëllimi i filmit është të ngrihet vetëdija e të rinjve për sajber dhunën që është një dukuri e shpeshtë, si dhe efektet nga ajo mbi viktimat dhe pasojat e mundshme për ata që përdorin këtë formë të dhunës për të frikësuar tjerët. 

Albanian

Të rinjtë nga Vevçani kaluan momente të paharrueshme në Normandi të Poshtme

Në suaza të bashkëpunimit mes Vevçanit dhe Ermanvil-sur-Mer, organizata lokale joqeveritare “Liçnik” dhe  organizata lokale joqeveritare “MJC INTERCOMMUNALE“ nga Ermanvil-sur-Mer filluan projektin për organizimin e shkëmbimit të rinjve. Projekti „Diving the sea- Climbing the mountain“ ka dy faza. Në fazën e parë, vetëm më të realizuar, dhjetë të rinj nga Vevçani, në moshë prej 14-17 vjet qëndruan në komunën e vëllazëruar prej 20 korrik deri 30 korrik të vitit 2012.
Albanian

Berova dhe Livaro nënshkruan Konventë për bashkëpunim ndërkombëtar

Prej 3 deri 6 gusht të vitit 2012 delegacioni i komunës së Berovës, i udhëhequr nga kryetari i komunës, Dragi Naxhiski ishte në vizitë zyrtare në Livaro, Francë. Qëllimi i vizitës ishte zyrtarizimi i bashkëpunimit  mes dy komunave nëpërmjet nënshkrimit të Konventës për bashkëpunim  ndërkombëtar. Kryetari i Berovës, Dragi Naxhiski dhe kryetari i Livaros, Sebastijan Leklerk, e nënshkruan Konventën për Bashkëpunim  Ndërkombëtar gjatë hapjes solemne të panairit të djathit që u mbajt në jubileun e 250-të në Livaro. 
Albanian

Bashkëpunimi mes Maqedonisë dhe Normandisë së Poshtme vazhdon

Zëvendës kryetarja e Rajonit të Normandisë së Poshtme, z-nja Korin Fere dhe Ministri për Vetëqeverisje Lokale, z. Nevzat Bejta kanë firmosur marrëveshje për bashkëpunim të decentralizuar mes Këshillit Rajonal të Normandisë së Poshtme dhe Republikës së Maqedonisë më 4 korrik 2012 në Shkup. Bëhet fjalë për rinovimin e marrëveshjes së firmosur në vitin 2009 ku dy palët përkushtohen për përforcimin e bashkëpunimit gjatë katër viteve të ardhshme. Marrëveshja ishte firmosur në praninë e ekselencës së tij Ambasadorit të Francës në Maqedoni, z.

Albanian

Qasje inovative për punësim të rinjve dhe nxitja e tyre për kohezion social në nivelin lokal

Prej 9 deri 11 korrik, në hotel Gligorov, në Strumicë do të mbahet seminar në temën “Qasje inovative për punësimin e të rinjve”. Në evenimentin do të marrin pjesë përfaqësues nga institucionet që punojnë në fushën e nxitjes së punësimit në mesin e të rinjve në Maqedoni si dhe përfaqësues të Rajonit Normandi e Poshtme. Qëllimi i seminarit është të diskutohet për situatën aktuale ekonomike me të rinjtë në Maqedoni dhe Rajonin e Normandisë së Poshtme.

Albanian

Delegacioni i Maqedonisë për kulturë në vizitë në Normandi të Poshtme

Në kuadër të boshtit për “Politika Kulturore” në periudhën prej 26 deri 30 qershor 2012 ishte realizuar një vizitë zyrtare pune të disa komunave dhe institucioneve kulturore në rajonin e Gjirit Mont Sent Mishel (Pays de la Baie du Mont Saint Michel).

Albanian

Rajoni Normandi e Poshtme në Maqedoni: firmosja e Marrëveshjes për Vazhdim të Bashkëpunimit

Në kuadër të programit për bashkëpunim të decentralizuar të Këshillit Rajonal të Normandisë së Poshtme, delegacioni i udhëhequr nga z-nj. Korine Fere, zëvendës kryetare përgjegjëse për arsim, ishte në vizitë zyrtare në Republikën e Maqedonisë, në qytetin e Shkupit dhe Ohrit, prej më 4 deri më 7 korrik të vitit 2012.

Albanian

Pages

 

© Këshilli Rajonal i Normandisë së Poshtme - Të gjitha të drejtat janë të mbajtura - Përdorim i emrit “Maqedoni”