Languages

  • Français
  • Македонски
  • English
  • Shqip

Punësimi i të rinjve, tema të vizitës në Normandi të Poshtme

Printer-friendly versionSend to friend

Në sajë të boshtit për të rinj, gjatë periudhës prej 1 deri 5 maj 2013, partnerët maqedonas dhe francez u takuan në Normandi të Poshtme për të biseduar për punësimin dhe mobilitetin e të rinjve.

Diskutimet e takimeve të zhvilluara ishin përqendruar mbi rrjetin e aktorëve të cilët punojnë në fushën e të rinjve, gjegjësisht punësimin dhe integrimin e të rinjve në shoqërinë. Tema kryesore e takimeve në fakt ishte kontributi i aktorëve ndaj një strategjie të përbashkët për të rinj e cila do të mund të angazhohet nëpërmjet angazhimit të organizatave dhe autoriteteve lokale të dy territoreve.

Përfaqësuesit e delegacionit të Maqedonisë, mes të cilëve edhe përfaqësues i komunës së Qytetit të Shkupit, kishin mundësinë të vizitojnë më tepër komuna nëpër Normandi të Poshtme dhe të diskutojnë për politikën rinore dhe zbatimin e saj. Kjo vizitë ishte mundësi që dy palë të bisedojnë për zbatimin e politikave rinore në nivelin ndërkomunal, e cila në të ardhshmen do të ndihmonte punësimin e të rinjve.

Gjatë qëndrimit në Normandi të Poshtme, delegacioni maqedonas kishte mundësinë të takohet edhe me përfaqësues të komunave nga Kaen, If dhe Erovil-Sen-Kler.

Albanian
15/05/2013

 

© Këshilli Rajonal i Normandisë së Poshtme - Të gjitha të drejtat janë të mbajtura - Përdorim i emrit “Maqedoni”