Languages

  • Français
  • Македонски
  • English
  • Shqip

Prezantimi i Strategjisë për Zhvillim Kulturor të Rajonit Planifikues të Pellagonisë: kompletimi i punës trevjeçare në kuadër të boshtit kulturë

Printer-friendly versionSend to friend

Strategjia për Zhvillim Kulturor i rajonit planifikues të Pellagonisë për periudhën 2013-2016 ishte prezantuar para medieve dhe partnerëve të projektit më 4 dhjetor 2013 në Qendrën për Zhvillim të rajonit planifikues të Pellagonisë në Manastir.
Strategjia ishte hartuar në kuadër të boshtit kulturë të bashkëpunimit të decentralizuar mes Normandisë së Poshtme dhe Republikës së Maqedonisë.
Dokumenti ishte rezultat i bashkëpunimit mes Lokomotiva - Qendra për Iniciativa të Reja në Art dhe Kulturë, Shkup (Maqedoni) dhe Sindikata e Përzier nga Rajoni i Pellgut Mon Sen Mishel, Normandi e Poshtme (Francë). Kjo strategji përmban edhe planin e veprimit që përfshin praktikat pozitive të Rajonit të pellgut që janë përshtatur për nevojat dhe kontekstin e rajonit të Pellagonisë, ndërsa e gjithë kjo del nga përvojat e shkëmbyera mes dy territoreve (falë vizitave studimore dhe pjesëmarrjes së ekspertëve në punëtoritë).
Strategjia është produkt i bashkëpunimit të ngushtë dhe të jashtëzakonshëm mes Lokomotivës dhe Qendrës për zhvillim të rajonit të planifikimit të Pellagonisë. Projekti ishte përputhur mirë me territorin pikërisht falë kësaj mbështetjeje. Në kontekstin më të gjerë, strategjia që ishte zhvilluar me anë të procesit të marrëveshjes reciproke, ka kontribuar në bashkimin e një numër të madh të aktorëve kulturore të rajonit të Pellagonisë që edhe ata të punojnë në projekt të përbashkët, ndërsa kjo nga ana tjetër rezultoi me strukturimin e rrjetit koordinues rajonal.
Strategjia siguron mbështetje të procesit për përkrahje të procesit të decentralizimit kulturor në rajonin e planifikimit të Pellagonisë.
Andaj, ajo përmban:
-    pasqyrë të gjendjes në sektorin kulturor në Maqedoni, veçanërisht të gjendjes së procesit të decentralizimit;
-    përmbledhje të dispozitave ligjore në fushën e kulturës;
-    informacion për vizionin dhe rolin e rajonit të planifikimit të Pellagonisë;
-    listë të qëllimeve për rajonin në fushën e kulturës dhe plan veprimi për mënyrën e arritjes së këtyre qëllimeve.
Strategjia do të prezantohet në Ministrinë e Vetëqeverisjes Lokale e cila është përgjegjëse për decentralizimin, me qëllim të diskutimit për procesin e zbatimit të strategjisë. Në këtë rast, Ministria do të ftohet të kyçet si partner në gjithë procesin.
Bartësit e projektit shpresojnë që ky aktivitet dinamik i filluar në rajonin e planifikimit të Pellagonisë do të zbatohet me sukses, si dhe iniciativa dhe metodologjia do të transferohen në rajonet tjera të Maqedonisë.
Në lidhjet më poshtë mund të shikoni video klipet dhe prezantimet e 4 dhjetorit 2013.:
Terra.mk
Tvorbis.com.mk
 
Për të shkarkuar strategjinë në gjuhën maqedonishte, klikoni këtu
 

Albanian
05/12/2013

 

© Këshilli Rajonal i Normandisë së Poshtme - Të gjitha të drejtat janë të mbajtura - Përdorim i emrit “Maqedoni”