Languages

  • Français
  • Македонски
  • English
  • Shqip

Metamorfozis e rrumbullakoi serinë e videove arsimore të animuar

Printer-friendly versionSend to friend
Fondacioni Metamorfozis ka përgatitur një video të shkurtë të animuar dhe të re me titullin “Denarë”. Bëhet fjalë për edicionin më të ri dhe më të fundit të serisë së videove të shkurta dhe të animuar që ofrojnë fakte arsimore për të hollat maqedonase dhe që vijon pas “Shpejtësia e zërit”, një video e inspiruar nga fusha e fizikës dhe Drejtshkrimi”, video që shfaq gabimet më të shpeshta në drejtshkrim. Të gjitha videot kanë përmbajtje arsimore dhe janë filmuar me qëllim që të përkujtojnë sa i rëndësishëm është arsimi, si ajo formale, ashtu edhe joformale dhe sa i rëndësishëm është roli i resurseve arsimore në procesin arsimor. 
Të gjitha videot janë përgatitur në formë të animacionit 2D dhe janë në dispozicion në gjuhën maqedonase dhe shqipe. Këto video të animuara janë zhvilluar në kuadër të projekteve “Iniciativa për resurse të hapura në Maqedoni” dhe “Bashkëpunimi i decentralizuar ndërmjet Maqedonisë dhe rajonit të Normandisë së Poshtme “.
 

 

Albanian
07/03/2013

 

© Këshilli Rajonal i Normandisë së Poshtme - Të gjitha të drejtat janë të mbajtura - Përdorim i emrit “Maqedoni”