e premte 22 qershor 2012
Accueil > shqip > Udhërrëfyes praktik > Agjenda > Tryezë e rrumbullakët: «A mund teknologjitë e reja të nxisin pjesëmarrjen aktive të qytetarëve?»

Tryezë e rrumbullakët: «A mund teknologjitë e reja të nxisin pjesëmarrjen aktive të qytetarëve?»

Në 7 korrik 2009, prej orës 12:00 deri 16:30 në hotelin Holiday Inn në Shkup, Fondacioni Metamorphosis organizon tryeze të rrumbullakët me temën zbatimi i teknologjive të reja për nxitje të pjesëmarrjes aktive të qytetarëve në Maqedoni.

Tryezë e rrumbullakët: Pjesëmarrje aktive e qytetarëve në Maqedoni
A mund teknologjitë e reja të nxisin pjesëmarrjen aktive të qytetarëve?

Në 7 korrik 2009, prej orës 12:00 deri 16:30 në hotelin Holiday Inn në Shkup, Fondacioni Metamorphosis organizon tryeze të rrumbullakët me temën zbatimi i teknologjive të reja për nxitje të pjesëmarrjes aktive të qytetarëve në Maqedoni.

Qëllimi i këtij evenimenti është të bëhet një pasqyrë e përvojave pozitive dhe negative në fushën e zbatimit të teknologjive të reja për nxitjen e pjesëmarrjes aktive te qytetarëve, veçanërisht sistemet për e-sherbimet të cilët deri tani janë te vendosur në nivel të vetëqeverisjes lokale në Maqedoni, dhe si të shfrytëzohen praktikat e mira nga BE dhe Regjioni i Normandisë së poshtme, Francë.

Përfundimet nga ky takim punues do të shërbjenë për të përmirësuar efektivitetin e zgjidhjeve informatike ekzisuese dhe ato të ardhshme.

Agjenda e detajuar e tryezës së rrumbullakët është në aneks.

Ky takim punues kryesisht është përkushtuar për përfaqësusit e vetëqeverisjes lokale dhe organizatat joqeveritare të cilat merren me pjesëmarrjen aktive të qytetarëve. Evenimenti do të jetë i hapur për opinionin dhe të gjithë përfaqësuesit e organizatave tjera që janë të interesuara, për institucionet, si dhe janë të mirëseardhur edhe individët.

Nëse dëshironi të merrni pjesë paraqiteni pjesëmarrjen tuaj dhe/ose pjesëmarrjen e përfaqësuesve të Komunës suaj nëpërmjet e-mailit te Liljana Cekiq-Llazarovska (lila@metamorphosis.org.mk), ose në telefonin 02/3109 325 deri në datë 3 korrik 2009 ora 16:00.

Tryezën e rrumbullakët e organizon Fondacioni Metamorfozis në bashkëpunim me ALDA në kuadër të Projektit për bashkëpunim të decentralizuar në mes regjionit Normandi e poshtme dhe Republikës së Maqedonisë, me prëkrahje të Republikës së Francës.

Shkarkoni programën:

PDF - 204.6 ko

Fondacioni Metamorfosis, rr. Naum Naumovski Borce 88a,
1000 Shkup, Maqedoni
Tel: +389 2 3109 325 Fax: +389 2 3225 206
www.metamorphosis.org.mk, info@metamorphosis.org.mk

Plani i internet faqes | © Conseil Régional de Basse-Normandie - Tous droits réservés
Région Basse-Normandie République de Macédoine Ministère des Affaires étrangères et européennes ALDA