e premte 22 qershor 2012

  Normandia e Poshtme Maqedonia, bashkëpunimi në shërbim të qeverisjes lokale

Bashkëpunimi i decentralizuar mes Rajonit të Normandisë së Poshtme dhe Maqedonisë është produkt i vullnetit të përbashkët për të marrë pjesë në zhvillimin paralel të dy territoreve, duke u hapur për botën dhe dëshira që popujt e tyre të angazhohen në qytetari aktive lokale dhe evropiane, në frymën e reciprocitetit dhe shkëmbimit. Projekti do të shpie drejt krijimit të një platforme konstante të shkëmbimeve dhe do të mundësojë themelimin e lidhjeve të qëndrueshme mes popullatave të dy territoreve evropiane dhe anëtare të frankofonisë.

Në këtë drejtim, më 20 shkurt 2007 ishte firmosur një protokoll për bashkëpunim midis Presidentit të Rajonit të Normandisë së Poshtme dhe ambasadorit të Maqedonia-së në Francë. Shkarkoni protokollin në format .pdf [fr].

Programi i vazhdueshëm për bashkëpunim ishte e elaboruar mes aktorëve normand dhe maqedonas (nëntor 2007-nëntor 2010). Për shërbim të pushtetit lokal, ajo ndahet në 6 shtylla:

  1. Përdorimi i teknologjive të informimit dhe komunikimit (TIK)
  2. Rini, arsim, qytetari lokale dhe evropiane
  3. Shoqëri për informim dhe media
  4. Shkëmbime kulturore dhe artistike
  5. Turizmi i qëndrueshëm dhe trashëgimia
  6. Partneritete në mes pushteteve lokale.

Shoqata e Agjencive për Demokraci Lokale (ALDA) është përgjegjëse për koordinimin e këtij programi për bashkëpunim.

Plani i internet faqes | © Conseil Régional de Basse-Normandie - Tous droits réservés
Région Basse-Normandie République de Macédoine Ministère des Affaires étrangères et européennes ALDA