e premte 22 qershor 2012
Accueil > shqip > Udhërrëfyes praktik > Agjenda > Punëtoria «Turizmi i qëndrueshëm në shërbim të zhvillimit lokal»

Punëtoria «Turizmi i qëndrueshëm në shërbim të zhvillimit lokal»

>>  Prej 14 maj 2009 deri më 15 maj 2009 - Ohër (Maqedonia)
Savoir Faire et Découverte / CIRa – Projekti për bashkëpunim të decentralizuar mes Normandisë së Poshtme – Maqedonisë

Më 14 dhe 15 maj 2009 në Ohër, Maqedoni ishte zhvilluar një punëtori mbi temën e turizmit të qëndrueshëm dhe ruajtja e trashëgimisë kulturore maqedonase. Punëtoria ishte e drejtuar nga Zoran Stojkovski, drejtori ekzekutiv i Qendrës për Zhvillim Institucional (CIRa) dhe Arnaud Trollé, drejtori ekzekutiv i organizatës Savoir Faire et Découverte.







Seminari do të bashkojë ekspertë francez dhe maqedonas, përfaqësues të 16 komunave të përfshirë në tematikën e përmendur si dhe përfaqësues të institucioneve maqedonase siç janë Fakulteti i Arkitekturës, Fakulteti i Turizmit nga Ohri, Instituti për Etnologji Kombëtare, Ministria e Ekonomisë etj. Ky eveniment është një vazhdimësi e aktiviteteve të filluara vitin e kaluar në kuadër të boshtit 5 të projektit për bashkëpunim të decentralizuar mes Rajonit të Normandisë së Poshtme dhe Republikës së Maqedonisë : « Turizmi i qëndrueshëm dhe trashëgimia kulturore ».

Shoqata e Agjencive për Demokraci Lokale (AADL) është kryesuesi i deleguar nga ana e Rajonit të Normandisë së Poshtme për koordinimin e projektit në fjalë.

PDF - 64.4 ko

Shkarkojeni programin për evenimentin

Plani i internet faqes | © Conseil Régional de Basse-Normandie - Tous droits réservés
Région Basse-Normandie République de Macédoine Ministère des Affaires étrangères et européennes ALDA