e premte 22 qershor 2012
Accueil > shqip > Udhërrëfyes praktik > Agjenda > BlakanofoniK 2010 : Festa e Courrier des Balkans

BlakanofoniK 2010 : Festa e Courrier des Balkans

5 shkurt 2010 - Paris (75019)
Le Courrier des Balkans / Cabaret Sauvage

BalkanophoniK 2010, një koncert mbështetës për të rigjetur të gjithë miqtë dhe lexuesit tanë… pa harruar të bëjmë fest !

5 shkurt 2010

Hapja e dyerve në 18.30

Projektimi në 19.00 – Koncerte nga ora 21 deri në 01.00

Kabare e Egër (Cabaret Sauvage)

211, avenue Jean Jaurès 75019 Paris

Métro 5 : ndalim Porte de Pantin / Métro 7 ndalim Porte de la Villette / Autobus : PC2, PC3, 75, 139, 150, 152, 249

14 euros për blerje bilete më përpara / 17 euros për blerje bilete në vend

Udhëzime : balkans@balkans.eu.org, Facebook et Myspace

Rezervime : Fnac, Virgin, Digitick

Me mbështetje të Mondomix, dhe të Qendrës Kulturore të Serbisë Centre culturel de Serbie dhe të Shoqërisë civile të prodhuesve fonografike Société civile des producteurs phonographiques.

Një vitë më parë, edicioni BalkanofoniK ka qenë një sukses i madh, që na inkurajon që ta përsërisim.

BalkanophoniK 2010 do të mbahet në një sallë pariziane të madhe : Le Cabaret Sauvage.

Mbrëmja do të fillojë që prej orës 19 me projektimin e ‘’Kush kendon atje poshtë ?’’ Qui chante là-bas ? (Ko to tamo peva?, realizuar nga Slobodan Sijan. Filmuar në 1980 dhe përzgjedhur në Cannes, (‘’Një shikim i veçantë, Un certain regard), ky road movie është një fabul korozive dhe plotësisht e çmendur. Alegori e vërtet e Jugosllavisë në prag të shpërbërjes, zbuloni një prej filmave më të vlerësuar në Ballkan !

Nga 21 deri në orën 01.00, katër orë muzik për të zbuluar pasurinë muzikore të Ballkanit, tingujt tradicionalë me ritme aktuale. Fizarmonik, veglat frymore, harqet, daullet, dhe madje edhe llojra MPC, do të ketë për të gjitha shijet.

Haïdouti Orkestar do të hap mbrëmje duke prezentuar ‘’Tek Tek’’, disku i tij i ri me tinguj turq dhe serb. Ziveli Orkestar, me tingujt e paimitueshëm të trompetave të tij do të ndriçojë më pas skenën për një concert të mrekullueshëm, shoqëruar nga zëri sublim i këngëtares Suzanna Djordjevic. Dhe i çuditshmi ‘Raki Balkans Sound System” do të mbyll mbrëmjen e DJ të tij festiv.dhe të pazakontë.

Është e sigurtë që, më 5 shkurt, atmosfera do të jetë aq e nxehtë sa fyti juaj pas një gote raki.

BalkanofoniK 2010 është një mbëmje në mbështetje të Courrier des Balkans (Letrës e Ballkanit). Një hapësirë shoqërizuese dhe një librari kushtuar Ballkanit do të jenë të hapura gjate gjithë mbrëmjes.

Programi :

Hapja e dyerve me orën 18.30

19.00 : projektimi i filmit ’Kush kendon atje poshtë ?’’ Qui chante là-bas ? (Ko to tamo peva? (Jugosllavi 1980), një fabul e çmendur, korozive dhe tragjike, alegori e vërtetë e Jugosllavisë në prag të zhdukjes. Një prej filmave më të pelqyer në Ballkan !

21.00 : Koncert i Haidouti Orkestar, i cili do të prezantojë diskun e tij të ri Tek Tek

22.30 : Koncert i Ziveli Orkestar, me këngëtaren Suzana Djordjević

23.45 : Dj Set i Raki Balkans Sound System !

Plani i internet faqes | © Conseil Régional de Basse-Normandie - Tous droits réservés
Région Basse-Normandie République de Macédoine Ministère des Affaires étrangères et européennes ALDA