e premte 22 qershor 2012
Accueil > shqip > Normandia e Poshtme > Risitë e Normandisë së Poshtme > Rajoni përkrah rininë me Olimpiadën e Aftësive

Rajoni përkrah rininë me Olimpiadën e Aftësive

Këshilli Rajonal i Normandisë së Poshtme - 14 dhjetor 2008

Të shtunën, Laurent Beauvais, Presidenti i Rajonit të Normandisë së Poshtme dhe -Normandie, Yannick Soubien, nënkryetari, kanë pranuar në Abbaye-aux-Dames rreth 30 të ri të përzgjedhur nga Normandia e Poshtme për të marrë pjesë në Olimpiadën e 40-të Aftësive. Ata shprehën përkrahjen e tyre në drejtim të finales kombëtare e cila do të mbahet në Lille në fillim të muajit shkurt 2009 dhe më pas i ftuan të ndjekin ndeshjen e futbollit të ligës së parë mes Caen dhe Rennes.

Komunikatë për shtyp, 14 dhjetor 2008

Rajoni i Normandisë së Poshtme ka ftuar 30 të rinj normand të përzgjedhur për Olimpiadën e 40-të për aftësi dhe të ndjekin ndeshjen e futbollit Caen-Rennes të shtunën më 6 dhjetor 2008.

aurent Beauvais, Presidenti i Rajonit të Normandisë së Poshtme dhe Yannick Soubien, nënkryetari përgjegjës për trajnimet gjatë gjithë jetës, kanë pranuar ekipin normand për Olimpiadën e 40-të të aftësive gjatë ndeshjes së futbollit për të shprehur përkrahjen e tyre të plotë.

Olimpiada e Aftësive, Worldskills Garat [1], duke lehtësuar që profesionistët më të mirë të rinj në mbarë botën të maten në një garë ndërkombëtare, e organizuar në një vend, dhe duke krijuar në këtë mënyrë një vizion global dhe aftësi konkrete dhe të ardhmërisë për gjithë sektorët ekonomik. Organizuar në çdo 2 vite në njërin nga shtetet anëtare të Worldskills international , Olimpiada e Aftësive bazohet në vullnetin për « promovimin e aftësive dhe bindjes që ata janë faktori kryesor për suksesin ekonomik të shteteve dhe arritjeve personale të individëve », shkruan në Statutin e Worldskills international, e cila sot numëron 49 shtetet përfshirë edhe Francën.

Megjithatë, të premten më 12 dhjetor në orën 14, në parkun e ekspoziturave të Caen (salla kryesore), Yannick Soubien shpërndau diploma secilit nga 30 të përzgjedhurit normand. Ata do të garojnë në finale kombëtare në Lille prej 5 deri 7 shkurt 2009. Francezët më pas do të përballohen me të rinjtë të ardhur nga kontinentet në finalen ndërkombëtare në Kanada, pikërisht në Calgary në shtator 2009.

Gjithsej 200 të rinj nga Normandia e Poshtme kanë marrë pjesë në finalen rajonale në shtator në 28 aftësi.

Kontakti për shtyp : Emilie Chansel / 02 31 06 96 27

-

[1] Më 1990 është krijuar Komiteti Francez i Olimpiadës së Aftësive (COFOM), WorldSkills France. Kjo shoqatë, e rregulluar me ligjin e 1 korrikut 1901, inkurajon dhe koordinon garat rajonale dhe kombëtare, fazat për zgjedhjen dhe formulimin e Ekipit të Aftësive të Francës që kanë për detyrë të mbrojnë ngjyrat e Francës në garën ndërkombëtare të titulluar “WorldSkills Competition”. Kjo garë është organizuar në çdo 2 vite në njërën nga shtetet e rrjetit të WorldSkills. Komiteti francez është anëtare e institucionit ndërkombëtar, (WorldSkills International, www.worldskills.org), një shoqatë në të cilën secili shtet anëtar është i përfaqësuar nga dy përfaqësues.
WorldSkills France koordinon një rrjet mjaft të gjerë, të angazhuar për promovimin e të mësuarit dhe shkëmbimin, lëvizja e aftësive të të rinjve. Pushtetet publike rajonale dhe kombëtare, partnerët social, organizata profesionale dhe konsullor, ndërmarrje dhe vullnetarë bashkojnë përpjekjet e tyre dhe akordojnë resurset e tyre për të mundësuar që Franca të merr pjesë në çdo dy vite në WorldSkills Competition.

Plani i internet faqes | © Conseil Régional de Basse-Normandie - Tous droits réservés
Région Basse-Normandie République de Macédoine Ministère des Affaires étrangères et européennes ALDA