e premte 22 qershor 2012
Accueil > shqip > Udhërrëfyes praktik > Agjenda > Edicion i 15-të i Javës së kinemas etnografike

Edicion i 15-të i Javës së kinemas etnografike

>>  Prej 30 nëntor 2009 deri më 6 dhjetor 2009 - Kaen
CRECET : Qendra rajonale e kulturës etnografike dhe teknike të Normandisë së Poshtme

Në manifestim i propozuar nga CRECET i Normandisë së Poshtme me mbështetjen e Krahinës së Normandisë së Poshtme dhe të Ministrisë së Kulturës (DRAC), në bashkpunim me kinemanë LUX, Archipels-Shtëpia e Arteve dhe Kulturave të Botës në Normandi, me bashkpunimin e Ngyrave të Gruas.

Java e kinemasë etnografike

Edicion 2009 : ’’Festa’’

Datë : nga 30 nentor deri në 6 dhjetor 2009

Vendi : Caen - Kinemaja LUX

Java e kinemasë etnografike, krijuar në 1995, feston këtë vit 15 vjetorin e krijimit të saj. Në mënyrë natyrale tema e festës ka qenë filli drejtues i këtij edicioni të ri duke u kufizuar në dimensionin e vetëm profan të temës.

Posteri I vitit 2009 I Javës ju propozon që të shfrytëzoni këtë ngjarje të veçantë të jetuar si një moment intensiv, duke ndërprerë të përditshmen dhe një nga funksionet e saj më të mëdha është të nxisë ndenjën e përkatësisë së një individi ndaj një grupi dhe -të paktën si rregull të përgjithshem- integrimin e këtij grupi në trupin shoqëror.

Në fakt dallojmë ’’Festa e rregullit’’ që thyejnë përkohësisht rregullat e një komuniteti për t’i konsoliduar ato sërisht dhe për t’u kthyer në normalitet, dhe ’’Festa e rrëmujshme’’ ku força e parregullsisë bëhet aq e fuqishme sa festa mund të kthehet në një kërcënim për trupin shoqëror.

Edhe pse festa është po aq e pranishme në shoqëritë tona moderne sa më përpara, arsyeja për të festuar ka ndryshuar pjesërisht, dhe format e saj janë rinovuar gjë që I ofron një vëzhguesi një pasqyrë të habitshme të zhvillimit të shoqërive tona.

Më në detaj, program do të lejojë që të bëhesh pjesë e mjediseve po aq të ndyshme sa ai i familjes, sportit, militantismit politik, arteve të cirkut dhe përfaqëson një ngjyrim të fortë muzikal. Eshtë e vërtetë që nuk mund të ketë festë pa muzik, mbështetje të fuqishme dhe mjete shprehese të një identiteti kulturore. Nga banda bashkiake në muzikën kongolese moderne, nga kauntri në tekno, duke kaluar nga muzika pop, metal, bota e xhazit, kjo Javë tregohet vulnetarisht e hapur në zgjedhjet të saj, gjithsesi pa rënë në filma muzikore ose filmuar në moment (live video report).

Falenderojmë të gjithë ata dhe ato të cilët që, prej krijimit, mbështesin dhe marrin pjese në zhvillimin e Javës së kinemasë etnografike : spektatorët sigurisht, Krahinën e Normandisë së Poshtme, Ministrinë e Kulturës, partnerët operacional, midis të cilëve në rradhë të parë Kinemanë LUX të angazhuar ne këtë aventurë që prej 15 vjetësh dhe që do të festojë në 2010 50 vjetorin e krijimit të saj : një shembull I mire I dinamizmit dhe kreativitetit në shërbim të kinemasë dhe publikut.

Plani i internet faqes | © Conseil Régional de Basse-Normandie - Tous droits réservés
Région Basse-Normandie République de Macédoine Ministère des Affaires étrangères et européennes ALDA