e premte 22 qershor 2012
Accueil > shqip > Normandia e Poshtme > Risitë e Normandisë së Poshtme > Seminar për informim mbi Evropën në Bruksel i cili është i caktuar për të zgjedhurit politik të qendrave të banuara dhe qytetet e Normandisë së Poshtme

Seminar për informim mbi Evropën në Bruksel i cili është i caktuar për të zgjedhurit politik të qendrave të banuara dhe qytetet e Normandisë së Poshtme

Këshilli Rajonal i Normandisë së Poshtme - 25 mars 2009

Rajoni organizon një seminar për informim mbi Evropën në Bruksel i cili është i caktuar për të zgjedhurit politik të qendrave të banuara dhe qytetet e Normandisë së Poshtme.

Komunikatë shtypi i 25 marsit 2009

Rajoni organizon një seminar për informim mbi Evropën në Bruksel i cili është i caktuar për të zgjedhurit politik të qendrave të banuara dhe qytetet e Normandisë së Poshtme.

Laurent Beauvais, kryetar i rajonit të Normandisë së Poshtme, ka ftuar përfaqësuesit e qendrave kryesore të banimit dhe të qyteteve të Normandisë së Poshtme-Caen, Vire, Lisieux, Cherbourg-Octeville, Saint-Lô, Granville, Alençon dhe Flers-në 25 dhe 26 mars, në një seminar për informim në Bruksel.

Të identifikohen mundësitë e financimeve evropiane për qytetet dhe qendrat e banuara, ky është qëllimi i zhvendosjes të organizuar nga Antena e rajonit të Normandisë së Poshtme në Bruksel.

Të zgjedhurit politik do marrin pjesë sot në disa konferenca të mbajtura nga përgjegjësit e qeverisjes së përgjithshme të komisionit evropian mbi:

- sfidat e mëdha evropiane sot për kolektivitetet lokale,
- përgjigjet evropiane mbi krizën ekonomike (zbutjen e rregullave relative për ndihmën e shteteve, masa të parapara nga Banka Evropiane për investime (BEI)...),
- veglat evropiane për asistim në punësim,
- programet për aksion të përbashkët,
- politika e kohezionit dhe qytetet (program URBACT II, program për këmbim të praktikave të mira në mes qytetet evropiane),
- politika evropiane për energji: mbështetja e unionit evropian për promovimin lokal të energjive të përsëritshme dhe të efikasitetit energjetik.

Plani i internet faqes | © Conseil Régional de Basse-Normandie - Tous droits réservés
Région Basse-Normandie République de Macédoine Ministère des Affaires étrangères et européennes ALDA