e premte 22 qershor 2012
Accueil > shqip > Bashkëpunimi midis Normandisë së Poshtme dhe Maqedonisë > Risitë e bashkëpunimit > Intervistë me Arnaud Fontaine: «Të ndryshojmë jetën tonë!»

Intervistë me Arnaud Fontaine: «Të ndryshojmë jetën tonë!»

2 korrik 2009 - Tea Mоderna

Duke ushtruar detyrën e nën-kryetarit të Komisionit për Kulturë të Këshillit Rajonal të Normandisë së Poshtme Arnaud Fontaine ka qëndruar në Maqedoni për të koordinuar aktivitetet e bashkëpunimit kulturor të komunave mes Republikës së Maqedonisë dhe Normandisë së Poshtme. Aktivitetet në nivel kulturor janë pjesë e projektit për bashkëpunim të decentralizuar mes Rajonit të Normandisë së Poshtme dhe komunat e Maqedonisë. Projekti është i përkrahur nga Ministria për Punë të Jashtme dhe qëllimi kryesor është të përforcojë kapacitetin e pushtetit lokal për të zbatuar procesin e decentralizimit dhe në fund të krijojë një qytetari aktive lokale dhe evropiane.

Tea Moderna: http://www.teamoderna.com.mk/
Nga Gordana Kolevska

Cili është shkaku i vizitës së juaj në Maqedoni ?

Arnaud FontaineKy është qëndrimi im i katërt të Maqedoni. Këtë herë kam ardhur të njoftoj dy institucione që punojnë në fushën e kinemasë dhe fotografisë, Kinemaja e Maqedonisë dhe Qendra Nacionale për Fotografi. Jam me shpresë që do të kam mundësinë të takohem me disa artistë. Gjithashtu, kjo vizitë është një mundësi për të përforcuar lidhjen e komitetit për harmonizuar gjithë partnerët e projektit për bashkëpunim të decentralizuar të themeluar mes Rajonit të Normandisë së Poshtme dhe Maqedonisë.

Nga çfarë përbëhet ky projekt për të cilin keni udhëtuar ?

Ideja e projektit është që francezët të njoftojnë avantazhet e Maqedonisë, por gjithashtu kjo sjell mundësinë që maqedonasit të udhëtojnë në Francë për të zbuluar kulturën tonë. Thelbi i projektit përbëhet nga shkëmbimi i praktikave të mira dhe të përfshijë fushat e ndryshme.

Në çfarë mënyre juve zhvilloni këta shkëmbime të njohurisë dhe praktikave të mira ?

Sigurisht që ky bashkëpunim do të jetë sipas rregullimit institucional dhe aktivitetet do të grupohen në gjashtë boshte të cilat do të zbatohen nga shoqatat partnere. Qëllimi është të përfshihen këtu maksimalisht qytetarët dhe organizatat nga më tepër nivele dhe shtresa : institucionet publike, shoqatat civile, odat profesioniste ose mediat.
Shoqata e Agjencive për Demokraci Lokale (AADL) është koordinatori kryesor i projektit.
Më tutje, në Francë kemi një festival i cili quhet «Pranvera Ballkanike», dhe Maqedonia do të jetë tema kryesore për edicionet e vitit 2009 dhe 2010. Për muajin tetor të këtij viti, neve në Normandi do të organizojmë «Ditët e Zhvillimit Normand» për të cilin Maqedonia do të ftohet.
Në fakt, qëllimi i këtyre aktiviteteve është që sa më i madh të jetë numri i popullit të Normandisë së Poshtme që zbulojnë pasuritë e Maqedonisë, aq më mirë do të themelohet një bashkëpunim i drejtpërdrejtë mes komunave të Normandisë së Poshtme dhe Maqedonisë duke përfshirë më tepër fusha. Përveç aktiviteteve, ajo është njësoj e paraparë të fokusohet në vlerësimin e trashëgimisë së juaj kulturore. Për shembull, neve do të mbajmë vëmendjen në atë se çfarë publiku ynë do të zbulojë nga veprat e vëllezërve Manaki, të cilët nuk janë të njohur jo vetëm në Maqedoni dhe Ballkan por gjithashtu edhe në përmasa botërore.

Juve thatë që festivali «Pranvera Ballkanike» do të jep një theks të posaçëm kulturës maqedonase në vitin 2009 dhe 2010. A dini juve përmbajtjen e festivalit në Francë dhe si do të zgjidhen artistët maqedonas të cilët do të marrin pjesë në festivalin ?

Scène de la représentation commune de Lokomotiva et du Centre chorégraphique de CaenSkena e përfaqësimit të përbashkët të Lokomotiva dhe Qendrës Koreografike të Caen-it

«Pranvera Ballkanike» është një festival i cili grumbullon artisë të sferave të ndryshme siç janë vallëzimi, fotografia ose muzika. Drejtori artistik i festivalit është z Laurent Porée, i cili ka vizituar Maqedoninë gjatë shumë rasteve dhe punon në baza ditore me Lokomotiva, Qendrën Maqedonase për Iniciativa të Reja në Art dhe Kulturë. Kjo shoqatë ka luajtur rol të rëndësishëm gjatë vendosjes së kontakteve me artisët e interesuar për të marrë pjesë në festivalin dhe më pas kryhet përzgjedhja.
Në fakt, mënyra në të cilën neve punojmë është e ngjashme me atë që shfrytëzojmë në sajë të bashkëpunimit mes shtetet skandinave. Neve ju japim mundësinë shteteve të bëjnë zgjedhjen e tyre. Pikërisht, janë shtetet që krijojnë prezantimin e tyre e jo neve, organizatorët e festivalit. Në këtë drejtim, në programin e vitit, kultura maqedonase do të prezantohet gjatë muajit të prillit në kuadër të asaj që neve e quajmë «Kafe Ballkanike». Mes tjerash, një numër i evenimenteve kulturore janë të organizuar nga një sërë e qyteteve të rajonit të Normandisë së Poshtme, përfshirë këtu edhe kryeqytetin Caen. Mbi të gjitha, planifikohet të organizohet një takim letrar me shkrimtarin Luan Starova, koncerte me Toni Kitanovskin dhe orkestrën «Çerkezi», një ekspozitë e fotografive të Gjorgje Stavrevski, mbledhje letrare me titullin «Tregime dhe Legjenda të Ballkanit» me shkrimtaren me origjinë maqedonase Anastasia Orenzio, shfaqja e filmave siç janë Unë jam nga Titov Veles dhe Si kam vrarë një hyjnor me realizuesin Teona Strugar-Mitevska, një punëtori arsimore dhe kulturore në bashkëpunim me shoqatën Loja nga Tetova, por mos të harrojmë debatet e shumta siç janë : «Evropa, a po avancon? Ku gjendet Republika e Maqedonisë».
Për edicionin e vitit 2010, është paraparë vetëm të shfaqet teksti Esperanza nga Zhanina Mirçevska në teatrin «Papillon Noir» në Caen.

Cilat janë aspektet tjera të bashkëpunimit kulturor të përfshirë në këtë projekt ?

Les participants au projet d'«Inventaire du patrimoine culturel», réalisé à Mavrovo en juin de l'année dernièrePjesëmarrësit e projektit « Inventari i Trashëgimisë Kulturore », realizuar në Mavrovë në qershor të vitit të kaluar

Një aspekt i rëndësishëm i bashkëpunimit mes komunave në Maqedoni dhe Normandi të Poshtme është vlerësimi i trashëgimisë, dhe përfshirja e saj në fushën e zhvillimit të turizmit të qëndrueshëm. Në këtë mënyrë, specialistët nga Maqedonia dhe Franca orvaten të identifikojnë vendet të cilat do të mund të favorizojnë zhvillimin e turizmit. Kjo punë mbështetet gjithashtu edhe në mbrojtjen dhe valorizimin e ndërtimeve të vjetra. Neve kërkojmë gjithashtu edhe nga studentët e Francës dhe Maqedonisë të ndihmojnë këtë mbrojtje. Përveç kësaj, programi për bashkëpunim mes komunave përfshin edhe aktivitete arsimore, si për shembull, mbi historinë, në të cilën janë përfshirë shkollat e mesme franceze dhe maqedonase [1]. Në Normandi të Poshtme, mund të mbështeten në 30 shkolla të cilat janë të interesuara për bashkëpunim me Maqedoninë në lëndët historike, kryesisht Lufta e Parë Botërore dhe fronti i Lindjes. Kjo mund gjithashtu të merr formën e shkëmbimeve në mënyrën që ata të mësojnë historinë e Maqedonisë.

Çfarë përvoja mund të lidhin pjesëmarrësit maqedonas gjatë shqyrtimit të historisë së Normandisë së Poshtme ?

E pamundur është të bisedohet për historinë e Normandisë së Poshtme pas mos e përmendur «Mémorial de la Paix» (Memorialin për Paqe) në Caen, e cila është njëri nga muzetë më prestigjioz në Francë. Ky muze, i vendosur në plazhin e Shkarkimit është një vend i vërtetë i memorieve nga Lufta e Dytë Botërore, e vizituar çdo ditë nga miliona vizitues nga mbarë bota. Neve ofrojmë pjesëmarrësve maqedonas, me ata që do të bashkëpunojmë mbi historinë, mundësinë për të vizituar këtë muze. Juve e dini që në Normandi të Poshtme është incizuar filmi i Steven Spielberg Shpëtimi i ushtarit Ryan. Neve kemi zhvilluar në udhërrëfyes në të cilin janë përfshirë momentet kryesore të Luftës së Dytë Botërore. Një mundësi e veçantë për vizitorët tanë nga Maqedonia të shkelin me këmbë mbi një vend përplot me histori të pasur. Do të vizitohen edhe vendet e incizimit të filmit të Steven Spielberg, i cili sipas meje, është njëra nga veprat më të mëdha të kinematografisë në fund të shekullit XX.

Në kuptimin lokal, ky projekt a parashikon bashkëpunim komercial dhe ekonomik mes dy shteteve ?

Sigurisht që po! Maqedonia sot gjendet në një fazë të rëndësishme të decentralizimit dhe njësoj Franca gjendet në fazën e saj të tretë të decentralizimit. Nga këtu rrjedhën nevoja për bashkëpunim mbi këtë fenomen të decentralizmit, një element mjaft i rëndësishme si për banorët e Normandisë së Poshtme ashtu edhe për Maqedoninë. Sipas informatave që kam unë, Maqedonia posedon një sektor joqeveritar mjaft të zhvilluar, pikërisht në nivelin kulturor. Duhet theksuar që ky sektor mund të kontribuojë në zhvillimin ekonomik. Megjithatë, në Francë neve jemi mjaft të lidhur me institucionet, do të thotë sektorin publik. Jam i bindur që dy shtetet do të përfitojnë mjaft nga një bashkëpunim i ngushtë mbi temat e tilla.

Juve përmendët bashkëpunimin me shtetet skandinave, a mund të tregoni diçka më tepër për përvojat e juaja të hershme ?

Unë jam presidenti i festivalit më të madh evropian i cili mbledh shtetet skandinave dhe nordike, «Les Boréales». Ky festival ka kontribuar në krijimin e një pamje tjetër të shteteve skandinave në Francë. Duhet të largohet nga ideja e pjekur për Vikingët të cilët neve kanë pushtuar para një mijë vitesh. Festivali ka ndihmuar që ne të hapim dyert kulturore këtyre komunave lokale të Skandinavisë, nga tema të ndryshme siç janë arsim, ekonomi dhe kulturë.
Suksesi i «Boréales» kishte nderin të bëhet njëri prej dhjetë festivaleve nacionale franceze që të merr mbështetjen nga Ministria e Kulturës së Francës. Përveç, këto përvoja janë gjithashtu një mundësi për të zhvilluar takime mjaft të pasura. Para pesëmbëdhjetë viteve, unë takova Vigdís Finnbogadóttir, ish presidenten e Islandës, e cila ishte e njohur në historinë për të qenë femra e parë presidente e një shtetit në mbarë botën.
Tani, kjo zonjë është një mikeshë madhështore e festivalit. Ajo ka marrë pjesë në jurinë për zgjedhjen e vitit 2008. Neve jemi shumë krenar për raportet që kemi themeluar me atë, posaçërisht nga fakti që ky bashkëpunim daton që prej epokës kur mbarë bota ishte e befasuar që një femër mund të drejtojë një shtet.

Juve thatë që gjendeni në Maqedoni për herën e katërt. Çfarë keni vizituar në shtet? Cilat janë gjërat që ju kanë lënë përshtypje pozitive?

Më duhet të pranoj që kam një dobësi për Ohrin dhe Manastirin. Por, ajo që me pëlqeu më parë në Maqedoni, janë njerëzit. Kisha rastin të takoj njerëz të arsimuar, me kulturë, interesant. Për ndonjë njeri siç jam unë, i cili ka shprehi të punojë me «100 në orë», takimet që kisha në Maqedoni kanë ndikuar tek unë në mënyrën e jetesës. Zbulova që është gjithnjë e mundshme të jetohet një jetë më të qetë. Ishte shumë më këndshëm të punohet në kushte të tilla. Unë kisha rastin të ndihmoj gjatë disa ekspozitave të artistëve lokal të cilët më kanë dhënë dhurata tepër të bukura. Por, për fat të keq nuk më kujtohen emrat e tyre.

Sa kohë do të zgjasë projekti për bashkëpunim të decentralizuar mes Republikës së Maqedonisë dhe Normandisë së Poshtme ?

Për momentin, mund t’ju them që do të zgjasë një vit e gjysmë. Por, jemi me shpresë që do të vazhdojë ky projekt për gjashtë vite plotësuese. Sido që të jetë, qëllimi ynë është të punojmë në planin afatgjatë, hap pas hapi.

Përse ky shkëmbim i praktikave të mira është i rëndësishëm në nivel lokal? A bëhet fjalë për mënyrën më të thjeshtë të afrimit të njerëzve nga kultura të ndryshme ?

Në përgjithësi, meqë bashkëpunojnë njëra me tjetrën, bëhen dakord për të shkëmbyer, por kjo shumë radhë ka ndikim direkt mbi jetën e njerëzve. Megjithatë, bashkëpunimi në nivel lokal ofron mundësinë për të ndikuar në jetën e përditshme të popullatës lokale.
Për të ilustruar këtë ide, neve kemi dy slogane në Francë. E para kalon në nivel kombëtar: «Ndryshojmë Jetën», dhe e dyta ka të bëjë me nivelin lokal, «Të Ndryshojmë Jetën Tonë».
Aktivitetet të cilat neve i ndërmarrim duhet të synojnë rezultate konkrete. Objektivi i bashkëpunimit mes Normandisë së Poshtme dhe Maqedonisë është të përforcohet bashkëpunimi i drejtpërdrejtë mes komunave. Nga ky bashkëpunim direkt mes pushteteve lokale mund të ngrohen ndjenja shumë të fuqishme. Këto takime të qytetarëve francez dhe maqedonas, gjithashtu përforcojnë ndjenjën e përkatësisë dhe idesë së qytetarisë evropiane.

-

[1] Lexoni artikullin tonë Afrimi i liceistëve maqedonas dhe francez.

Plani i internet faqes | © Conseil Régional de Basse-Normandie - Tous droits réservés
Région Basse-Normandie République de Macédoine Ministère des Affaires étrangères et européennes ALDA