e premte 22 qershor 2012

Risitë e bashkëpunimit

Gjeni gjitha risitë për aktivitete të zbatuara në kuadër të bashkëpunimit të decentralizuar mes Normandisë së Poshtme dhe Maqedonisë.

1 shtator 2009 - Berovë (Maqedoni)
Shkathtësi dhe Zbulim, CIRa / Projekt bashkëpunimi i decentralizuar Normandi e Poshtme-Maqedoni

Punëtoria «Eksperienca të përbashkëta trashëgimore» ka qenë e zhvilluar prej 29 qershor deri më 4 korrik 2009 në Berovë, Republika e Maqedonisë. Qëllimi kryesor i këtij aktiviteti ka qenë të identifikohen elementet e trashëgimisë materiale dhe jomateriale të cilat mund të kontribuojnë për zhvillimin e territorit. Tema e punëtorisë ka qenë «delja».

3 korrik 2009 - Ambasada e Francës në Shkup
Ambasada e Francës në Shkup / Bashkëpunim të decentralizuar mes Normandisë së Poshtme dhe Maqedonisë

Kryetari i rajonit Normandi e poshtme, Z. Laurent Beauvais, do të zhvillojë vizitë në Shkup me 7 dhe 8 qershor 2009 në kuadër të programit për bashkëpunim të decentralizuar që e lidh Maqedoninë me Normandinë e poshtme.

2 korrik 2009 - Tea Mоderna

Duke ushtruar detyrën e nën-kryetarit të Komisionit për Kulturë të Këshillit Rajonal të Normandisë së Poshtme Arnaud Fontaine ka qëndruar në Maqedoni për të koordinuar aktivitetet e bashkëpunimit kulturor të komunave mes Republikës së Maqedonisë dhe Normandisë së Poshtme. Aktivitetet në nivel kulturor janë pjesë e projektit për bashkëpunim të decentralizuar mes Rajonit të Normandisë së Poshtme dhe komunat e Maqedonisë. Projekti është i përkrahur nga Ministria për Punë të Jashtme dhe qëllimi kryesor është të përforcojë kapacitetin e pushtetit lokal për të zbatuar procesin e decentralizimit dhe në fund të krijojë një qytetari aktive lokale dhe evropiane.

12 shkurt 2009 - Le Courrier des Balkans / Le Courrier de la Macédoine
Projekti për bashkëpunim të decentralizuar Normandi e Poshtme Maqedoni

Më 28 janar 2009 në Shkup është zhvilluar një ditë për informim mbi programin « Evropa për qytetarët », organizuar për përfaqësuesit e komunave dhe OJQ-ve maqedonase nga ana e zyrës së Shoqatës së Agjencive për Demokraci Lokale (AADL). Kjo ditë ka qenë e organizuar në kuadër të Projektit për Bashkëpunim të Decentralizuar mes Rajonit të Normandisë së Poshtme dhe Republikës së Maqedonisë.

19 dhjetor 2008 - Le Courrier de la Macédoine

Një numër i madh i shkollave të mesme maqedonase dhe franceze të Normandisë së Poshtme ndërtojnë pak nga pak një bashkëpunim pedagogjik. Këmbimet në mes shkollave Granville dhe Shkupit, Lisieux dhe Tetovë, Montville dhe Shtip kanë tashmë filluar. Ato përforcohen në mes profesorëve. Në këtë fillim jave, një delegacion francez i Këshillit rajonal të Normandisë së Poshtme është në kalim në Maqedoni për të ndjekur reflektimin, takimin me profesorët dhe për të ndjekur iniciativat.

5 shtator 2008

Gjimnazi i Tetovës, duke kurorëzuar bashkëpunimin disavjeçar me shkollat e mesme frankofone, është binjakëzuar me gjimnazin e qytetit të Lisieux të Francës. Në takimin e zhvilluar të enjten e kaluar në gjimnazin e Tetovës, u tha se binjakëzimi i këtyre dy gjimnazeve është konfirmuar edhe zyrtarisht nga ana e Ministrisë franceze të Arsimit.

8 qershor 2008 - Le Courrier des Balkans / Le Courrier de la Macédoine
Tryezë e rrumbullakët në Tetovë

Kanë ardhur kohëra të vështira për mediet lokale në Maqedoni. Me rritjen e numrit të kanaleve të radiove dhe televizioneve lokale, gazetat dhe shtypi janë gjithnjë e më tepër në zhdukje. Tërë kjo e thyen konkurrencën e medieve nacionale, një numër që janë nën timonin e shtetit në mënyrë pasive. Qëllimi i tryezës së rrumbullakët « Mediet lokale ballafaqohen me sfidat e tyre », e mbajtur më 4 qershor 2008 nga ana e Courrier de la Macédoine ishte pasqyrimi i një sinteze të sfidave të përgjithshme.

Plani i internet faqes | © Conseil Régional de Basse-Normandie - Tous droits réservés
Région Basse-Normandie République de Macédoine Ministère des Affaires étrangères et européennes ALDA