e premte 22 qershor 2012
Accueil > shqip > Maqedonia > Risitë në Maqedoni > Mbështetje e be-së për menaxhimin efikas të finankave publike në komuna

Mbështetje e be-së për menaxhimin efikas të finankave publike në komuna

Gjatë një konference që u mbajt sot në Shkup, u prezantua projekti për mbështetje të menaxhimit të financave publike në komuna. Ky projekt do t’u sigurojë mbështetje njësive për vetëqeverisje lokale të cilat nuk i kanë plotësuar ose sapo i kanë plotësuar kriteret financiare për të hyrë në fazën e dytë të decentralizimit. Projekti 12 mujor ka për qëllim të përforcojë kompetencat dhe kapacitetet e komunave të synuara në fushën e menaxhimit financial publik me qëllim që ato të plotësojnë sfidat e procesit të decentralizimit fiskal në mënyrë efektive.

Bashkimi Evropian ka siguruar 637 000 euro me qëllim që të përmirësojë menaxhimin e financave publike në 34 komuna në vend.

Projekti do t’u ndihmojë komunave të ndërtojnë kapacitete për administrimin e taksave, menaxhimin e ciklit të buxhetit dhe kontrollit të brendshëm financiar publik, me fokus të vecantë në përforcimin e aftësive të sektoreve të tyre financiare për të vëzhguar, kontrolluar dhe planifikuar buxhetin dhe për të rritur shkallën e mbledhjes së taksave.

“Asistenca teknike në vend e financuar nga BE-ja vazhdimisht është fokusuar në përmirësimin e menaxhimit financiar komunal” tha Erwan Fouéré, Përfaqësues special i BE-së dhe Shef i Delegacionit të Komisionit Evropian , duke shtuar se ky projekt është pjesë e orvatjeve për të kontribuar në përgatitjet e komunave për shfrytëzimin e fondeve strukturale kur ato të jenë në dispozicion.

Sekretari shtetëror në Ministrinë e financave, Snežana Kostadinoska Milošeska, tha se Ministria ka shpresa të larta në këtë projekt dhe pret që ky projekt të sigurojë ndihmë të shumëpritur dhe të cmuar për njësitë për vetëqeverisje lokale.

Projekti implementohet nga një konsortium i udhëhequr nga kompania për konsultim SIPU International, pjesë e grupacionit FCG, së cilës i janë besuar disa projekte të Bashkimit Evropian për mbështetjen e decentralizimit në Evropën qendrore dhe lindore.

Për më shumë informata në lidhje me këtë projekt, ju lutemi kontaktoeni:

Konstantin Jovanovski
konstantin.jovanovski@ec.europa.eu
02 3248 537

Plani i internet faqes | © Conseil Régional de Basse-Normandie - Tous droits réservés
Région Basse-Normandie République de Macédoine Ministère des Affaires étrangères et européennes ALDA