Langues

  • Français
  • Македонски
  • English
  • Shqip

Boshti i bashkëpunimit: Rinia, Qytetari Lokale dhe Evropiane

Version imprimableSend to friend

Bartës të projektit

 
 
Problemet gjatë përcaktimit dhe zbatimit të politikave rinore lokale, jo çdoherë përputhen me Normandinë e Poshtme dhe Maqedoninë, ndonëse mund të gjenden një numër i madh i pikave të përbashkëta në dy territoret. Personat përgjegjës, përskaj situatës së vështirë ekonomike, dëshirojnë të shohin të rinjtë si një resurs dhe si pjesëmarrës në krijimin e politikave publike. 
 
Të rinjtë paraqesin një grup i ndjeshëm sepse duhet të ndërtojnë identitetin dhe ardhmërinë e tyre në mjedis të pasigurt. Pikërisht për këtë, aktivitetet e këtij komponenti bazohen në çështjet për qasje në informata; roli i të rinjve në përcaktimin e nevojave të tyre personale si dhe hyrja e të rinjve në jetën profesionale.
 

Qëllimet

• Kontributi në hartimin dhe zbatimin e politikave rinore,
• Përmirësimi afatgjatë i përfshirjes së rinisë duke nxitur pjesëmarrje qytetare në nivelin lokal dhe evropian,
• Afrimi i përfaqësueseve të shoqërisë qytetare dhe institucioneve arsimore të dy territoreve.
 

Aktivitetet kryesore

• Vizita studimore për orientim profesional dhe përfshirje e rinisë në jetën profesionale;
• Video takime të nxënësve nga shkollat e mesme të Normandisë së Poshtme dhe Maqedonisë për të shënuar Ditën e Evropës;
• Punëtori për shkëmbim dhe trajnim me temë: informimi rinor për ditëlindjen e parë të INFO SEGA ;
• Seminar për politikat rinore në nivelin evropian;
• Takim të hapur për qytetari aktive evropiane.

 

Albanais

 

© Conseil Régional de Basse-Normandie - Tous droits réservés - L'emploi du nom de "Macédoine"